Si na përgjojnë shërbimet e fshehta?

Agjencitë e sigurisë kombëtare në pothuaj të gjithë vendet e botës tani bashkëpunojnë me operatorët e telefonisë celulare, që shpesh herë u ofrojnë atyre akses në informacione për të gjithë klientët, me kusht që ata të kenë një vendim gjykate. Minimumi ata ofrojnë të dhëna të tre muajve të fundit.

Fun

15/02/2017 14:30

Nëse telefoni juaj është përgjuar nga një agjenci sigurimi, shanset janë që as nuk do e vini re. Nëse telefoni juaj bën zhurma të cuditshme gjatë një bisede, humbet me shpejtësi fuqinë e baterisë, nxehet shpejt, apo ristartohet papritur, ky është thjeshtë nëj tregues që duhet të shkosh ta riparosh, dhe jo një shenjë e sigurtë që ju po ju përgjojnë.

Njerëzit përgjithësisht nuk zbulojnë shumë informacion në bisedat telefonike, kështu që nga pikëpamja e atyre që duan të përgjojnë, është shumë më e volitshme të vendosin pajisje speciale (“cimka”) në shtëpinë e dikujt. Detektorët e radiovalëve mund të përdoren për të zbuluar nëse keni pajisje të tilla në ndërtesën ku jetoni. /bota.al