Si mund të jetë PDK në opozitë? (VIDEO)

Tash e 10 vjet është në pushtet.

Lajme

15/06/2017 21:23

 

Por, edhe subjekti deri tash më i madh në vend, Partia Demokratike e Kosovës, ishte dikur në opozitë.

Rrahman Paçarizi, që në atë kohë ishte korrespondent i Radios Evropa e Lirë, thotë se partia e Veselit, ishte larg më konstruktive se sa opozita e fundit, njofton Klan Kosova.

Por, njëjtë nuk mendon edhe ish gazetari i Qendrës Informative të Kosovës dhe gazetës së atëhershme Bota Sot, Idriz Morina.

Sipas tij, për aq sa e lejon gjuha politike, PDK-ja ishte goxha opozitë agresive.

E tani pas zgjedhjeve të 11 qershorit, kur bëhen llogaritjet për themelimin e qeverisë, Morina nuk beson se partia e Veselit, do të shkoj në opozitë. Megjithatë, ai mendon se në rast se ndodh diçka e tillë, ajo nuk do të jetë aq konstruktive.

Por, krejt ndryshe mendon Paçarizi. Sipas tij, me përvojën që ka ky subjekt, edhe nëse shkon në opozitë, do të jetë edhe më konstruktive se në të kaluarën.

YouTube player