Si mund ta dini nëse vërtet ju do i dashuri?

Keni kohë që jeni përfshirë në takime të shumta dashurie në jetë? Keni kërkuar nëpër internet, keni përjetuar takime të para të çuditshme, lidhje të mbushura me premtime të kota dhe dëshpëruese. Ndërsa tani më në fund e keni gjetur dikë që mendoni se ndoshta mund të jetë i duhuri.

Lifestyle

29/08/2017 21:36

Por si mund ta dini nëse edhe ai do t’ua kthejë në të njëjtën mënyrë?

Ja disa nga shembujt:

Komunikimi
Ai në mënyrë të qartë do të tregojë se është në kërkim të një lidhjeje stabile. Nuk përmend takime, apo edhe që është në kërkim të një shoqërueseje.

Konsistenca
Nuk luan lojëra fare. Ju e dini se ku qëndroni më të emocionalisht dhe fizikisht. Ai nuk pret që të jeni lexues mendjesh, pasi do të sigurohet që ju ta dini se sa shumë është i dhënë pas jush në secilin rast që i ofrohet.

Kërkon kohë cilësore
Ai do të sigurohet që të bëjë plane me ju dhe të kalojë kohë sa më cilësore në shoqërinë tuaj, duke i koordinuar mire planet me oraret e tij, transmeton Klan Kosova. Do te shfaqë emocione pozitive nga ideja për te të takuar me familjen e tij dhe se sa gjëra të bukura u ka thënë atyre për ty.

Transparenca
Do të kërkojë që ta bëjë lidhjen tuaj zyrtare dhe të fortë, duke u konfirmuar të tjerëve se jeni vërtetë e dashura e tij. Nuk do të ketë sjellje misterioze. Nuk do ta fshehë telefonin e tij, dhe madje as me kë është duke komunikuar përmes tij.

Mendimi
Do të jetë realist, i kujdesshëm dhe i vëmendshëm në mënyrën se si i komunikon nevojat e tij, dëshirat e kërkuara dhe qëllimet e ardhshme.

Vëmendje
Ai nuk do të ketë një varg me ish-e më të cilat ende flet dhe shoqërohet. Do të dëshirojë të ketë një grua të veçantë në jetën e tij dhe të mos i japë asaj asnjë arsye për pasiguri. /Lajmi.net/