Si mund ta dallojmë vezën e prishur në frigorifer? – Lajmi.net
Si mund ta dallojmë vezën e prishur në frigorifer?
Autori: Lajmi.net LifestyleOrganizohu 9:28, 14 November 2017
Shpesh ndodh që të harrojmë se kur i kemi blerë vezët apo nuk mund ta gjejmë datën e skadimit në kuti.

Nëse nuk mund ta gjeni datën e skadimit, përpiquni t’i shpenzoni vezët brenda tri javëve nga data e blerjes. Në këtë kornizë kohore, vezët do ta kenë cilësinë më të lartë.

Kini kujdes gjatë blerjes së vezëve. Në paketim nuk duhet të shkruajë afati i përdorimit më i gjatë se 30 ditë, sepse kjo nuk e garanton freskinë e tyre, pasi në shumicën e rasteve nuk shkruan edhe data e paketimit.

Sipas Foodsafety.gov, vezët e papërpunuara në lëvozhgë mund të mbahen në frigorifer për tri deri në pesë javë.

Ngrirja e vezëve në lëvozhgë nuk rekomandohet. Në vend të kësaj, thyeni vezët, rrihini me rrahëse dhe pastaj ngrini ato.

Si mund ta njihni një vezë të prishur? Një mënyrë e thjeshtë për ta testuar freskinë e vezëve është ta zhytni atë në një enë me ujë. Veza e freskët do të fundoset, ndërsa veza e vjetër do të pluskojë.

 

Fjalët kyçe: Frigorifer, Vezë

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master Japan
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Rock Wheels