Si me Barcelonën, Brozovic e përsëriti veprimin edhe ndaj Lazios

Interi e ka vazhduar formën e mirë në Serie A.

Sport

30/10/2018 11:27

Interi e ka mposhtur mbrëmë Lazion me rezultat 0 me 3.

Nerazurët fituan pa shumë probleme ndaj skuadrës romake, mirëpo Marcelo Brozovic ishte sërish lojtari i ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

Mesfushori kroat ndaloi një gol të sigurt të Barcelonës në Ligën e Kampionëve, pasi Luis Suarez kishte gjuajtur poshtë murit të vendosur.

Të njëjtin veprim, Brozovic e ka bërë edhe mbrëmë ndaj Lazios, duke arritur që ta ulet poshtë murit.

Më poshtë mund ta shikoni veprimin e kroatit. /Lajmi.net/

YouTube player