Si kurrë më parë: Tetë skuadra shqiptare në Evropë

Si kurrë më parë, numri i skuadrave shqiptare që do të marrin pjesë në Evropë do të jetë plot tetë.

Sport

24/05/2018 17:26

Në rast se Skënderbeu fiton betejën në CAS do të marrë pjesë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, në të kundërt stafeta i kalon Kukësit dhe Partizani përfiton duke siguruar Evropën. Luftëtari dhe Laçi janë 2 skuadrat e tjera shqiptare që kanë siguruar Evropën.

Pra sido që do ndodhë, Shqipëria do të përcaktohet nga 4 skuadra. Për sa i përket Superligës kosovare, 2 do të jenë skuadrat që do të shkojnë në Evropë. Bëhet fjalë për kampionët e Dritës dhe nënkampionët e Prishtinës.

Drita do të fillojë rrugën drejt Ligës së Kampione në fazën paraeliminatore, kjo sepse, Kosova është e fundit në renditjen e federatave sipas koeficientit të UEFA-s.

Nuk mund të mungojë as përfaqësimi i skuadrave shqiptare në Maqedoni.

Si kurrë më parë, 2 ekipe shqiptare do të marrin pjesë në kupat e Evropës, bëhet fjalë për kampionët e Shkëndijës dhe skuadrën tjetër shqiptare atë të Shkupit. Pra në total do të jenë 8 skuadra shqiptare ne Evropë.