Si karakterizohet joshja?

Femra e parë, e cila e provoi joshjen ishte Eva. I mjaftoi vetëm një kokërr mollë për të joshur Adamin, por në atë kohë nuk kishte aspak konkurrencë. Ndërsa në jetën e përditshme duhet edhe më shumë strategji të sakta, fantazi, krijimtari dhe pak ekzotizëm.

Lifestyle

26/08/2014 20:04

Pikërisht këto detaje mund ta bëjnë diferencën dhe të ndezin zjarrin e pasionit te një çift, ose të dhurojnë momente pasioni drithëruese për ata që janë beqarë.

Nëse bëni pjesë tek ekspertët e seksit, atëherë bëjeni edhe jetën tuaj më interesante nën çarçafë, duke u frymëzuar nga ikonat dhe ritualet erotike të vendeve të ndryshme të botës. 
Për shembull, pohon futbollisti i famshëm, Ronaldo, brazilianet të joshin duke “folur me një gjuhë trupore”. Në Francë meshkujt që janë romantikë, të zotë, inteligjentë, të aftë për të joshur, nuk dalin kurrë nga moda, transmeton Lajmi.net.

Meshkujve gjermanë u duket shumë joshëse një vajzë e turpshme me një buzëqeshje të bukur. Një paraqitje e këndshme të ndihmon gjithmonë dhe kudo, por në Japoni është mirë që ky virtyt të shoqërohet me një kuletë. Në vendet latine, para bukurisë të josh pushteti, ndërsa në Evropën Veriore pëlqehet bukuria e shpirtit të lirë, e cila është një mënyrë e thjeshtë për të rënë në dashuri me shikim të parë.

Le të nisemi nga ikona simbol e joshjes, e cila është braziliane. Të ndenjurat e saj janë të rrumbullakosura dhe mbajnë veshur tanga superseksi.

Format trupore sensuale të brazilianeve seksi dhe këshillat e joshjes dhe sensualitetit, që në Brazil trashëgohen nga nëna te bija gjatë brezave, bëhen mësim. Të ndenjura të bukura prej brazilianeje, ose më saktë të rrumbullakosura e të forta, të joshin më shumë nga ç‘mund të mendohet.

Për sa u përket tangave, legjenda tregon se kostumi i parë i këtij lloji ka lindur në Ipanema, plazhi i Rio de Zhaneiros në vitin 1972. E para që e ideoi dhe e veshi këtë kostum banje të “reduktuar” ka qenë një zonjë braziliane, e cila do t‘i bënte vetë modifikimet kostumit të saj të banjës për të notuar më lehtë në një festë në plazh.

Sipas legjendës, thuhet se ajo u mbyll menjëherë në një manastir, pas skandalit që bëri vetë. Menjëherë pas asaj ngjarjeje, vajzat e reja braziliane viheshin në garë me njëra-tjetrën për të veshur “fijen interdentale”, një sinonim, pa pasur nevojë për përkthim: një kostum i mrekullueshëm që vështirë të gjendet në treg.

Nga “caliente Brasil” (Brazili i nxehtë) drejtohemi në Japoninë e “përmbajtur”, ku ritualet e dashurisë ndjekin ritmet e lehta dhe seksuale të geishave. Janë ato ikonat e joshjes, në një vend ku arti, bukuria dhe sensualiteti mishërohen në figurën femërore, transmeton Lajmi.net.

Qëllimi i një geishe është të arrijë të përfaqësojë mishërimin perfekt të “iki”-t, normë estetike, mbi të cilën bazohet thelbi i të qenit japoneze. Për ne, perëndimorët, përfaqëson një të “mirë” të madhe në kuptimin estetik. “Iki” është një stil, sjellje, esenca e joshjes që zgjedh rrugën më të vështirë të ndryshimit dhe përshtatjes së shpirtit me çdo bashkëbisedues.

Një geishë duhet ta ruajë gjithnjë në vetvete artin e saj.”Nga geisha buron ëmbëlsi, kuptueshmëri dhe falënderimi. Efekte që mund të fitohen duke shmangur gjestet e nxituara, mbrojtëse dhe të mbyllura, por edhe duke u ‘veshur‘ nga një stil i thjeshtë, pa shumë aksesorë, një stil që lë trupin të flasë”, shpjegon një psikoterapist.

Sigurisht që edhe shikimi është shumë i rëndësishëm, ai i një geishe është i pakapshëm dhe i matur.”Nën veshje, një geishë mund të ngjallë gjithnjë shumë pasion dhe joshje”, shkruan, ndër të tjera, një shkrimtare dhe autore e librit “Arti i seksit japonez”.

Ndërsa në vendet arabe joshja kalon përmes “poetikës” së kërthizës, e cila ka një traditë të pasur letërsie dhe që deri tani është pjesë e erotizmit të këtij qytetërimi.

Ekzistojnë dy emra që e përcaktojnë natyrën hyjnore të kërthizës (“el-ana” dhe “es sorrana”), pikë tipike erogjene, e pasur me “enigma dhe simbole”, që për ne perëndimorët është ekuivalente me vaginën.

Në kërcimin e gjarprit “lëvizja e kërthizës është shprehje e të gjitha arteve erotike”. Por sot bukuria e kërthizës i ka kaluar kufijtë e botës arabe, e cila ishte e para që e nderoi. E shpuar (me pirsing), e lyer me shkëlqyes, dhe një tatuazh në të, ajo ka marrë një rol ndërkombëtar shumë të respektuar.

Ndërsa kur flitet për fantazinë nën çarçafë, nuk mund të harrosh Indinë, vendlindjen e “Biblës së seksit”, Kama Sutrës. Shkrimi antik indian mbi sjelljen seksuale njerëzore është konsideruar si vepra më e rëndësishme në letërsinë sanskrite mbi dashurinë. Libri është shkruar nga Vatsyayana dhe titulli i tij është “Vatsyayana Kama Sutra” (“Aforizma mbi dashurinë e Vatsyayana”).

“Kama Sutra” përmban 35 kapituj të ndarë në 7 pjesë, ku çdo njëri prej tyre është shkruar nga një ekspert në fushën përkatëse. Këto janë disa nga temat që trajtohen në libër: dashuria legale dhe ilegale, mënyra joshjeje, katalogë ledhatimi, ofshama dhe goditje, pozicione erotike nxitëse ose të parekomandueshme, sugjerime bashkëshortëve dhe bashkëshorteve, këshilla kurtizane, se si të nisin apo t‘i japin fund një marrëdhënieje dhe tipologji të ndryshme njerëzore, përshkrime se si mund të kalohet koha e lirë, rregulla për t‘u ndjerë mirë, udhëzime për parashikimin e fatit.

“Kama Sutra” trajton profilin e një shoqërie të largët në kohë e në hapësirë, e cila kaloi përmes rrugës së “kama”-s, “dëshirës”. Pikërisht kjo ka qenë edhe dëshira e tij për të përmbledhur dijen në një manual, i cili mëson mënyra të ndryshme sjelljeje deri në momentin kur “rrota e ekstazës seksuale rrotullohet plotësisht”.

“Kama Sutra” përmban në total 64 pozicione seksuale të ilustruara me figura. Vatsyayana besonte se ekzistonin 8 pozicione për të bërë dashuri, të shumëzuara me 8 pozicione për secilën. Në libër këto pozicione njihen si “64 artet”. Kapitulli që numëron pozicionet është më i famshmi.

Po në Evropë? Arti i joshjes dhe ritualet e dashurisë ndryshojnë nga ato të vendeve lindore. Po zgjedhim dy tregues të shumëllojshmërisë dhe pasurisë erotike të kontinentit të vjetër.

Në Francë, ikonat e artit të rafinuar të joshjes dhe të të ndjerit kënaqësi janë ushqimet dhe pijet nxitëse. Termi “nxitës” vjen nga perëndesha greke e bukurisë, Afërdita, nëna e shigjetarit Kupid. Natyrisht nuk mund të prisni që ushqimet të prodhojnë efektet e dëshiruara si viagra, e cila vepron nga 14 – 30 minuta.

Por, kur njerëzit e lashtë zhvilluan teoritë e tyre mbi pozicionet e dashurisë, ato studiuan formën e ushqimeve. Simbole të thjeshta janë karotat, bananet dhe avokadot. Guaskat e detit, peshqit dhe shegët kanë forma që shprehin seksin femëror. Kryesorja është se shumë prej këtyre ushqimeve janë të pasura me vitamina dhe minerale, të cilat e ndihmojnë organizmin të nxisë hormonet në të njëjtën mënyrë si shampanja rrjedh në një festë dasme, transmeton Lajmi.net.

Mes ushqimeve afrodiziake, midhjet e detit janë padiskutim më të preferuarat. Duke ngrënë 6 midhje, në organizëm formohen 43 miligramë zink, një mineral që ka një rol kryesor në pjekjen seksuale, prodhohet testosteroni, një hormon që rrit dëshirën për të bërë seks si të meshkujve ashtu edhe të femrave.

Veç të tjerash, këto prodhime kanë një sasi të lartë dopanine, një neurotransmetues i rëndësishëm për prodhimin e endorfinës, substanca rregullatore e kënaqësisë.Së fundi, arrijmë në Ballkan, ku ikona e bukurisë mesdhetare, simbol i erotizmit dhe sensualitetit, është Monika Beluçi, e cila mbetet prototipi i seks-simbolit, ku çdo mashkull nuk do të mund t‘i rezistonte për asnjë sekondë.
Një batutë? Sigurisht që funksionon. Kjo do të ishte sa për të thyer akullin. Për të vazhduar më tej mjafton një shëtitje në një park ose vajtja në një lokal. Joshja mund të realizohet kudo, mjafton që të ketë tërheqje. Por, edhe kjo fushë, si të gjitha të tjerat, ka truket e veta për të qenë të suksesshëm. Janë truke “shkencore” të studiuara, të cilat vënë në punë mekanizmin e tërheqjes. Duke filluar nga hapi i parë, që është biseda…

Mesazhi

Për shembull, nëse ai e kupton. Është hapi i parë, ai që të bën të vazhdosh ose të ndalosh nëse e kuptoni se tjetri/a nuk janë të interesuar. Fillimisht, ai që flet është trupi. Monika Mor, nga Universiteti i Uebster në SHBA, ka studiuar sjelljet “flirtuese” të bëra nga gratë dhe reagimet e meshkujve që patën kundrejt këtyre ngacmimeve. Ka parë 52 sinjale trupore, të cilat janë lëshuar nga femrat dhe 17 sinjale refuzimi.

“Janë hapa që fillimisht nisen nga gratë, të cilat japin mesazhin fillestar. Nëse ky mesazh kuptohet dhe pranohet nga personi tjetër, atëherë nis loja e shikimeve dhe e fjalëve me zë të ulët”, shpjegon Monika Mor. “Janë hapa shumë të rëndësishëm në tërheqjen e vëmendjes mashkullore”. Në fakt, gratë që lëshojnë më tepër sinjale interesi kanë më tepër mundësi për t‘u afruar me seksin tjetër. “Të njëjtin shans kanë edhe meshkujt, por sigurisht që duhet të jenë më të sofistikuar”, vazhdon Mor. “Testi, i cili vlerëson sjelljen e bërë nga burrat dhe gratë, tregon se meshkujt kanë tendencën që t‘i vlerësojnë sinjalet pozitive si mesazhe të interesimit, si më të mëdha se ato të refuzimit. Në fakt, është thelbësore aftësia për të kuptuar reaksionet e tjetrit”, nënvizon Kiara Simonelli, psikologe në Universitetin e Sapiencës në Romë. “Kjo lejon që të përqendrohesh në atë që të lëshon sinjale pozitive, duke anashkaluar atë që nuk tregon interes”.

Kontakti i parë mund të kalojë mes një loje shikimesh. “Një shikim i shpejtë, i shkujdesur duke hequr sytë, e duke e shikuar përsëri është një sinjal i fortë joshjeje: komunikon interes dhe tërheq vëmendjen e tjetrit/ës, por shpeshherë ka kuptim të dyfishtë dhe nuk shpreh pikërisht atë që do të doje të transmetoje”, shpjegon Izabela Poxhi, psikologe në Universitetin e Romës 3.

“Më pas, mund të ketë edhe një shkëmbim shikimesh, në të cilën shikimet janë të zgjatura dhe të thella: një shikim pak më i zgjatur mund të thotë shumë dhe të transmetojë dëshirë për afrim”.