Si ka lindur festa e Sulltan Nevruzit dhe kush është Imam Aliu – Lajmi.net
Si ka lindur festa e Sulltan Nevruzit dhe kush është Imam Aliu
Autori: Lajmi.net LajmeNacionaleSociale 14:54, 22 March 2017
Për komunitetin Bektashi, në këtë ditë nis stina e pranverës, sepse sot (22 Mars) çdo gjë nis të marrë jetë e gjallëri. Dita nis me urimet më të mira për mbarësi, mirëqenie, paqe dhe dashuri. Në këtë festë gjithë besimtarët veshin rrobat më të mira dhe vijnë së bashku për të bërë faljen në këtë ditë të madhnueshme në Selinë e Shenjtë dhe në çdo teqe.

Festa e 22 marsit është më kryesorja në botën bektashiane, sepse sipas tyre sot rigjallërohet jeta. Nevruzi do të thotë “Dita e re” nga persishtja dhe Sulltan është titull i lartë (Bektashinjtë mbiemërojnë disa shenjtë).

E ka origjinën përpara shumë shekujsh, por në Shqipëri filloi të festohej që kur u përhap bektashizmi në shekujt XIV. Dita e Sulltan Novruzit përkon me ditën e lindjes së Imam Aliut. Për këtë festë poeti ynë i madh bektashian Naim Frashëri ka thënë: “Sot është një ditë e re që përsëritet moti, lind Vera, lind ngrohtësia, lind Aliu, lind vet Zoti”.

Kjo ditë përkujton edhe ditëlindjen e Imam Aliut, që lidhet me ringjalljen e jetës dhe me shpresën për ditë më të mira. Kjo ditë ka një domethënie të veçantë për gjithë besimtarët. Është dita e Imam Aliut, dhëndrit të profetit Muhamed, ai ka qenë krahu i djathë i Profetit.

Prandaj kjo festë për bektashinjtë përfaqëson një ditë të shënuar dhe më të bekuara të vitit. Ai ka lindur më 22 mars, është një nga shenjtorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe është i pari i dymbëdhjetë imamëve.

Imam Aliu është një nga imamët e mëdhenj, i pajisur me një dituri të jashtëzakonshme. Profeti Muhamed thotë: “ Unë jam qyteti i diturisë dhe Aliu është porta e tij” ose “Nuk ka trim si Aliu, nuk ka shpatë tjetër si Zylkari Aliut. Kush do Alinë, më ka dashur mua, kush urren Alinë, më ka urryer mua”.

Prandaj me të drejt u quajt prijës i besimtarëve arabë, dijetarëve arabë që bënë epokë të artë e që i dhanë njerëzimit mbarë dritë. Ai ishte njeriu i luftës për përparimin njerëzor. Ai përdorte bukur fjalën për pikëllimin e shpëtimin njerëzor.

Ai la pas tre parime: Shkallën e të menduarit, unitetin njerëzor, drejtësinë. Prandaj mbeti simbol i përhershëm.

Sa bektashinjtë betohen: Ja Muhamed -Ali!

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play iStunt 2
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play 8 Ball Pool