Si iu bën përqafimi më të lumtur dhe më të shëndetshëm?

Përqafimi ka fuqi shëruese dhe studime shëndetësore nga e gjithë bota e konfirmojnë këtë. Përqafimi i thyen të gjitha barrierat, i bën njerëzit të qeshin dhe i shëron ata. Çfarë një doktor nuk mund të bëjë e bën një përfaqim. Përqafimi ka fuqi shëruese, të cilat duhet t’i shfrytëzoni. Ngadalëson plakjen Kur e përqafoni një…

Lifestyle

13/02/2015 16:53

Përqafimi ka fuqi shëruese dhe studime shëndetësore nga e gjithë bota e konfirmojnë këtë.

Përqafimi i thyen të gjitha barrierat, i bën njerëzit të qeshin dhe i shëron ata. Çfarë një doktor nuk mund të bëjë e bën një përfaqim. Përqafimi ka fuqi shëruese, të cilat duhet t’i shfrytëzoni.

Ngadalëson plakjen
Kur e përqafoni një person, personi që e merr përqafimin menjëherë mbushet me një ndjenjë të ngrohtë të cilën hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë besojnë se ka përfitime anti-plakje.

Kur ne përqafojmë, ne lëshojmë oksitocin, i njohur gjithashtu edhe si hormoni i dashurisë apo i besimit. Nivelet e këtij hormoni bien kur ne plakemi dhe trupi ynë fillon të përkeqësohet. Kështu që nëse e përqafoni dikë çdo ditë, ju mund ta ngadalësoni procesin e plakjes dhe të qëndroni të ri më gjatë, transmeton Lajmi.net.

Redukton shtypjen e gjakut
Efektet pozitive të oksitocinit përfshijnë uljen e shtypjes së gjakut, uljen e niveleve të stresit të cilat i referohen hormonit të quajtur kortizol.

Përmirëson humorin tuaj dhe ju bën më të lumtur
Ta mbash përqafimin për disa sekonda do të thotë se nievelet e serotoninit do të rriten, hormon ky i njohur si balancuesi i humorit tuaj. Një përqafim mundet ta përmirësojë humorin tuaj dhe të ju bëjë më të lumtur.

Përmirëson vetë-respektin
Përqafimi gjithashtu rritë vetëbesimin. Ai na bën që të ndjehemi më special dhe më të dashur. Në fazat tona të rritjes, përqafimet e marra nga prindërit tanë kanë ndikim në ne dhe na ndihmojnë që të duam vetën. Dhe kur e doni vetën, ju do t’i doni edhe të tjerët gjithashtu, transmeton Lajmi.net.

Liron stresin
Kur përqafoni, trupi juaj relaksohet. Stresi i akumuluar lirohet dhe ju ndihmon që të kaloni mirë gjatë gjithë ditës.

Tani që i dini mrekullitë e përqafimit, shkoni dhe përqafoni njerëzit dhe lëreni që magjia e përqafimit të shpërndahet!