Si i këndon Ibrahim Tatlises Erdoganit, ky i fundit u emocionua shumë

Është ndër herët e rralla kur këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises, këndoi që mbas plagosjes së tij.

Bota

19/04/2018 13:01

Së fundmi, ai ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet duke kënduar pranë presidentit turk, Recep Tayp Erdogan, në praninë e shumë yjeve të tjerë.

E veçanta e kësaj mbledhja ka qenë mbështetja e dhënë ndaj ushtarëve turq që po luftojnë kundër rebelëve kurd në Afrin të Sirisë.

Ndërkohë, presidenti turk shfaqet në këtë video teksa shijon muzikën i veshur në rroba të ushtrisë ndërsa përkrah tij është edhe këngëtarja Sibel Can.

“Sot me Presidentin e Republikës së Turqisë, Gjeneralin e Shtabit të Përgjithshëm dhe artistet tonë kemi vizituar ushtarët në Reyhanlı”, ka shkruar ndër të tjerash Taslises.
Ndryshe, këngëtari vite më parë ishte plagosur me armë zjarri në kokë, e cila gjë ka bërë që t’i paralizohet krahu i majtë ndërsa ka edhe vështirësi në ecje dhe të flas.