Si i gjykoni njerëzit kur i takoni për herë të parë, shpjegon profesoresha nga Harvardi

Sapo njoftoheni me dikë, ata brenda dy sekondave krijojnë një përshtypje për juve, por si e nxjerrin ata këtë përshtypje?

Lifestyle

17/12/2016 15:21

Një profesoreshë e shkollës së Biznesit në Harvard, Amy Cudyy, ka studiuar mënyrën se si lindin apo krijohen përshtypjet e para për të tjerët, së bashku me dy psikologë tjerë, te quajtur Susan Fiske dhe Peter Glick për më shumë se 15 vite, dhe kanë nxjerrë reagime të ndryshme në ndërveprimet e njerëzve mes vete.

Në librin e saj, “Presence”, Cuddy sqaroi se njerëzit u përgjigjen dy pyetjeve shumë shpejtë në momentin kur u takojnë juve:

  • Nëse mund t’i besoj këtij personi? Dhe
  • Nëse mund ta respektoj këtë person?

Këto janë dy dimensione, të cilat psikologët i shpjegojnë si gjëra që mund të përceptohen si ngrohtësi dhe kompetencë, apo prirja jonë për t’i idealizuar njerëzit me të dyjat.

Ajo çka Cuddy e gjeti interesante, është se shumica e njerëzve, sidomos në kontekstin social, besojnë se kompetenca ëshë faktori më i rëndësishëm. Më shumë se gjithçka tjetër, njerëzit dëshirojnë t’ua dëshmojnë juve se ata janë të zgjuar, të talentuar, dhe mund t’ia dalin me biznesin tuaj.

Por, faktikisht, ngrohtësia apo besimi janë faktorët më të rëndësishëm se si njerëzit ju vlerësojnë juve.

“Nga këndvështrimi evolucionar” – thotë Cuddy – “ është shumë më e rëndësishmë për mbijetesën tonë, ta dijmë dhe ta ndiejmë nëse mund t’i besojmë një pesoni”.

Kjo merr kuptim nëse e shpjegojmë përmes rolit të ‘Cavemen’, ku ishte shumë më e rëndësishme ta kuptoje se shokët tuaj, apo të afërmit, nuk do tu vrisnin juve dhe më pas t’ua merrnin pasurinë, sesa nëse ata do të ishin të aftë mjaftueshëm të ndiznin një zjarr të mirë, i cili do tu siguronte atyre një nga kushtet për mbijetesë.

Por, derisa kompetenca vlerësohet shumë, Cuddy sqaron, se megjithatë besimi është faktori më i çmuar. Dhe, duke u fokusuar në të shfaqurit sa më tepër fuqinë e tyre, njerëzit mund të dështojnë.

Ajo tregon se si praktikantët me të cilët është e yshtur të punojë, shpesh – herë janë shumë të shqetësuar duke u përpjekur të tregojnë kompetencë, që i mundëson atyre t’ia dalin për ngjarjet sociale të cilat kërkohen. Ata nuk kërkojnë ndihmë, dhe shumë shpesh dalin të ‘përjashtuar’. Kjo shpesh herë ndikon që ata të mos e marrin punën, të cilën e dëshirojnë , për shkak se nuk kanë provuar mjaftueshëm të tregohen të besueshëm.

Cuddy tha: “ Nëse nuk mbërrini t’i bëni të tjerët tu besojnë, ju nuk do t’ia dilni për kohë të gjatë me ta; ku realisht ju edhe mund të shkaktoni dyshime, se ju jeni aty për të manipuluar të tjerët. Një person i ngrohtë, i besueshëm, gjithashtu edhe i fortë, shkakton admirim, por vetëm deri aty ku fuqia juaj nuk shndërrohet në një kërcënim”./MagazinaBarazia