Si fillova të zgjohem herët dhe ta dua mëngjesin

Është e dijshme që shumë prej jush problemin më të madh e kanë të zgjohen herët, në veçanti mëngjesin e hershëm kur ende është errësirë.

Fun

30/05/2016 08:59

Çdo gjë do të jepnit për tu zgjuar në një mëngjes të lumtur, të buzëqeshur, pa dembeli dhe të pushueshëm, por a keni menduar ndonjëherë se me të vërtetë mundeni?, transmeton lajmi.net.

Një njeri i cili tashmë pesë vite ka ndryshuar tërësisht stilin e tij të jetesës vetëm duke u zgjuar herët, ai tashmë thotë se është dashuruar në mëngjeset e hershme.

Dhe ajo që ai bënë nuk është asgjë e vështirë, dhe është diçka që mund ta bëni secili prej jush.

Duke i bërë këto gjëra shumë të thjeshta, ju do të keni kohë të mjaftueshme t’i shpenzoni si të doni, madje 24 orëshi do t’ju duket edhe më i gjatë nëse ia keni nevojën.

Kjo është e gjitha që duhet të bëni, për të kaluar në një person atraktiv dhe të mëngjesit të hershëm.

Kafe, dritë, dhe duhet të bëni diçka

Nisni ditën me një kafe, por jo sepse kafeina ju ndihmon të rrini të zgjuar. Bëjeni kafenë sepse në këtë mënyrë ajo do t’ju marrë pak minuta kohë që ju ta nisni mëngjesin me një angazhim. Madje, dita juaj do të vazhdojë me po të njëjtin vullnet.

Drita është një faktor tepër i rëndësishëm i njeriut që në momentin që zgjoheni. Prandaj, kur ditët janë me diell dhe dritë të gjith zgjoheni më lehtë, e nëse janë ditët e zymta keni probleme të zgjoheni nga shtrati. Prandaj gjëja më e rëndësishme është që sapo të zgjoheni, të pastroni dhomën dhe të lejoni dritën të hyjë që çdo cep.

Një natë më parë

Planifikoni të flini pas orës dhjetë, me qëllim që të nesërmen kur të zgjoheni të keni arritur të flini shtatë ose tetë orë gjumë.

Kushtojini shumë vëmendje ushqimit para se të flini. Mos pini alkool dhe çokollata sepse janë ushqimet të cilat ju mbajnë zgjuar natën, madje edhe të nesërmen nuk ju lënë të kthjelleni.

Për të arritur këtë edhe mëngjesin tjetër, e më pas të mos keni probleme provoni të pini deri në 3 kafe në ditë, jo më shumë. /lajmi.net