Si është t’i pastrosh flokët në gjithësi? (Video)

Në gjithësi, atje ku astronautët qëndrojnë për hulumtime ndër-planetare, pastrimi i flokëve është shumë më ndryshe se këtu poshtë në Tokë.

Fun

31/03/2015 18:03

Gjithësia është një vend qesharak. Para disa viteve, astronauti Karen Nyberg i tregoi botës se si është t’i pastrosh flokët në anijen kozmike të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Videoja tërhoqi shumë vëmendje, padyshim. Një astronaut tjetër në videon më poshtë përdorë ujë të ngrohtë për të pastruar kokën e tij. Uji kalon nëpër kokën e tij ashtu pa u derdhur fare, për shkak të fizikës: ku nuk ka gravitet, tensioni i sipërfaqes dominon, transmeton Lajmi.net.

Kjo do të thotë se edhe substanca më e dobët kur i nënshtrohet tensionit sipërfaqësor papritmas bëhet mjaft e fortë për kokën e Parmitano-së.

Më poshtë është videoja e parë që tregonte se si duket larja e flokëve në gjithësi: