Si e sheh veten pas 10 viteve Sinan Hoxha?

Këngëtari nga Shqipëria Sinan Hoxha i ftuar në Rtv 21,ka folur rreth karrierës muzikore dhe jetës së tij private.

ShowBiz

01/06/2015 18:00

Sinani ka folur për ëndrrën e tij që kishte si fëmijë,që të bëhet një këngëtar i famshëm dhe se ndihet me fat që kjo ëndërr i është realizuar duke shtuar se edhe në qoftëse nuk do të merrej me muzikë mund të ushtronte cfarëdo profesioni tjetër.

Në mes tjerash këngëtari i cili ka pak kohë që është fejuar me të dashurën e tij tha se pas 10 viteve veten e sheh të martuar dhe baba shumë i përkushtuar i 4 ose 5 fëmijëve.

“Jam rritur në familje të madhe shumë anëtarëshe prandaj dua që të kem shumë fëmijë dhe besoj se do të jem një baba shumë i përkushtuar”,ka thënë këngëtari transmeton Lajmi.net.