Si e përmirëson buzëqeshja jetën tuaj seksuale?

Nesër është Dita Ndërkombëtare e Buzëqeshjes dhe lidhur me këtë rast, një psikolog thotë se buzëqeshja mund ta përmirësoj jetën tuaj seksuale.

Lifestyle

02/10/2014 20:48

Janë disa arsye pse buzëqeshja është një aset i rëndësishëm kur kërkoni dashuri, tha psikologu dhe hulumtuesi i marrëdhënjeve Sam Owen.

Midis kësaj është se një njeri i cili buzëqeshë është një flirtues më i mirë. Buzëqeshja shton aktraktivitetin dhe të tjerët mund t’i tërhiqni në bazë të buzëqeshjes tuaj, transmeton Lajmi.net.

“Duke buzëqeshur për tu ndjerë më të lumtur, ju do të mendoni më qartë, do të jeni më shumë në gjendje që të angazhoheni në bisedë të mirë dhe me mjeshtëri të mahnitni personin tuaj potencial”.

“Mund të mos jetë një zgjidhje afat-gjatë, por një buzëqeshje e shpejtë aty-këtu mund të ju jap një faktor më të mirë të ndjenjës, besimit dhe do të keni nivele më të ulura të stresit”.

z.Owen së bashku me webfaqen për takime ‘Singles Elite’, ka lëshuar së fundmi disa këshilla për një jetë më të mirë dashurie përmes të qeshures, transmeton Lajmi.net.

Ai tha se një person i cili qeshë duket më tërheqës se një person i rregulluar me grim dhe vuri në dukje se studimi i tij gjeti se gati 70% e të anketuarve preferonin “një fytyrë natyrale të buzëqeshur” dhe se kjo fytyrë ishte më e bukur se një fytyrë me vetulla të ngrysura dhe me grim.

Buzëqeshja mund të sugjerojë se ju jeni një mikpritës, i shoqërueshëm, i hapur, optimist dhe zemër-ngrohtë, të gjitha këto tipare tërheqëse.

Edhe besueshmëria është e lidhur me buzëqeshjen. Në studimet e mëhershme, njerëzit që buzëqeshin janë vlerësuar më shumë dhe njerëzit kishin shfaqur më shumë besim tek ta.

Pesë gjërat që një buzëqeshje mund t’i bëj për jetën tuaj seksuale:
– Të bëheni një ekspert flirtimi
– Të dukeni më tërheqës
– Të tingëlloni më ëmbël
– Të dukeni më të besueshëm
– Të zgjidhni lehtë një partner të ardhshëm