Si e mori Arben Imami tankun për të rrëzuar Berishën nga pushteti

Historianët britanikë, James Pettifer dhe Miranda Vickers, kanë nxjerrë në dritë të tjera detaje sa i përket vitit të errët 1997 dhe rrëzimit të Sali Berishës nga pushteti.

Lajme

03/09/2015 13:21

Në librin e tyre “Çështja Shqiptare, Riformësimi i Ballkanit” (The Albanian Question: Reshaping the Balkans), ata kanë rrëfyer mbi rolin e Arben Imamit në përmbysjen e Berishës nga pushteti.

Sipas përshkrimeve që bëhen në libër, Imami ka qenë një ndër kundërshtarët më të fortë të Sali Berishës, edhe pse sot është deputet i Partisë Demokratike.

Dy historianët kanë treguar për lidhjet e tij me banorët e Jugut në ’97-ën, të cilët nisën protestat e para anti-qeveritare pas falimentimit të firmave piramidale.

“Me një iniciativë individuale, një nga krerët e Partisë Aleanca Demokratike, Arben Imami, shkoi në Sarandë nëpërmjet kanalit të Korfuzit në përpjekje për të nisur bisedimet me drejtuesit vendorë. Kjo iniciativë e mbështetur nga grekët ishte më e suksesshme dhe çoi në daljen e shpejtë të Bashkim Finos, kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës, si një udhëheqës i ri në shkallë vendi”, thuhet në librin e tyre, raporton “Sot”.

Ashtu si ta edhe shumë historianë të tjerë i kanë dhënë një rëndësi rolit të Imamit, i cili gjatë protestave për rrëzimin e Sali Berishës është dhunuar edhe fizikisht. Madje ka dhe prova që ka hipur mbi një tank në trazirat e ’97-ës.