Si e luftojnë femrat e famshme celulitin?

Mësoni disa këshilla të thjeshta nga femrat e famshme se si të luftoni celulitin.

Lifestyle

09/01/2015 20:54

Nuk është kurrë shumë vonë për t’u dukur tërheqëse. Lëkura dhe trupi juaj do të jetë gjithmonë në modë. Shumica e femrave të moshave mbi 20 vjeç mund të vërejnë një shenjë të caktuar të celulitit.

Mos u befasoni sepse edhe femrat e famshme vuajnë nga celuliti, dhe ato nuk heqin dorë kurrë! Pas gjithë pagesave që i bëjnë për tu dukur mirë ato janë zakonisht të parat që provojnë të gjitha qasjet më të reja dhe më të avancuara, transmeton Lajmi.net.

Për fat të mirë, ka disa mjete që do t’ju ndihmojnë në luftën ndaj celulitit. Lexojeni këtë artikull për të gjetur se çfarë saktësisht bëjnë personalitetet e njohura për të pasur këmbë të përsosura.

Le të fillojmë me Jennifer Lopez. Ajo ha produkte të pasura me lecithin. Njëri prej ushqimeve që Jennifer ha për mëngjes, drekë dhe darkë është spinaqi. Ajo ha shumë fruta agrume, shton vaj ulliri në sallatat e saj dhe mendon se nuk ka asgjë më të mirë se farat e lirit. Ushqimet e përmendura i sigurojnë asaj të gjitha vitaminat e nevojshme, minerale dhe ushqyese për një lëkurë të shëndetshme.

Kate Moss. Kush do të mendonte se kjo grua e mrekullueshme vuan nga celuliti? Megjithatë, është fakt se ajo bën disa masa të caktuara për të parandaluar atë. Ajo pretendon se çfarë i ndihmon asaj për t’u dukur mirë janë antioksidantët, transmeton Lajmi.net. Veç tjerash, ajo pi çaj të bardhë, han vezë, fara dhe arra – plus soja. Ajo gjithashtu përfshinë acide yndyrore esenciale dhe drithëra.

Claudia Schiffer i kushton më shumë vëmendje asaj se çfarë ajo pi dhe preferon çajin jeshil, pije bimore dhe lëng domatesh. Schiffer ju sugjeron që të hani avokado dhe peshk me vaj dhe të hani shumë fruta.

Cameron Diaz i adhuron supat bimore shtëpiake që përmbajnë përbërës themelorë të perimeve. Sekreti i bukurisë së saj është që të hani shumë fruta gjithashtu dhe të pini sa më shumë çaj jeshil.

Jennifer Aniston është e sigurt që nuk ka asgjë më të rëndësishme se acidet yndyrore esenciale. Kjo është edhe arsyeja pse ajo konsumon shumë tuna të freskët, arra dhe fara të zeza dhe shton vaj të kanellës në sallatat e saj, transmeton Lajmi.net. Ajo gjithashtu thotë se menyja e saj nuk do të ishte e plotë pa vezë dhe lulelakër.