Si e komentojnë mediet kroate fitoren e Kroacisë ndaj Kosovës?

Fitorja e Kroacisë dhe rezistenca e Kosovës, kanë zënë vend të rëndësishëm në mediet kroate.

Sport

03/09/2017 17:14

Mediet e këtij vendi, i kanë kushtuar raporte të veçanta ndeshjes mes Kroacisë dhe Kosovës, e fituar në fund nga këta të fundit me rezultat minimal 1:0, me golin e shënuar nga Vida në minutën e 74’.

“Kroacia luftoi, Vida shkatërroi rezistencën e Kosovës”, shkruan ‘Vecerenji’, përcjell lajmi.net.

“Veni, Vida, vici. Ai shkatërroi Kosovën dhe na ktheu neve në luftë”, ishte titulli i ‘24sata’, duke ia kushtuar këtë titull golashënuesit të vetëm të këtij takimi.

“Vida shpëton Çaçiqin, Kroacia mposht Kosovën”, shkruan ‘Index.hr’./Lajmi.net/