Si e kishte akuzuar gabimisht Kadri Veselin, deputetja Drita Millaku? – Lajmi.net
Si e kishte akuzuar gabimisht Kadri Veselin, deputetja Drita Millaku?
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 10:28, 17 April 2018
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, e cila dje kishte polemika të ashpra me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, debat që eskaloi edhe me fjalor kërcënues nga deputetja Millaku, edhe pak kohë më parë kishte gabuar me akuzat ndaj Veselit.

Deputetja Millaku, ishte përpjekur para katër muajve, në një seancë të Kuvendit, që të bëhej protagoniste dhe të trondiste opinionin me akuza ndaj Kadri Veselit, duke e akuzuar atë për një vrasje të famshme të pasluftës në Kosovë.

Millaku, gjatë seancës së para katër muajve, kishte deklaruar në seancë se Kadri Veseli dhe presidenti Hashim Thaçi kanë dhënë urdhrin për vrasjen e komandant “Drinit”.

Gjatë seancës ajo i ishte drejtuar Veselit duke i thënë se për këtë edhe kishte pasur aktakuzë në vitin 2003 dhe se ka një vendim të Prokurorisë.

Por ajo kishte bërë një huqje të madhe. Në aktakuzën e përmendur nga Millaku bëhej fjalë për të dënuarin Sali Veseli, i cili ishte dënuar në mars të vitit 2003 nga Paneli Ndërkombëtar Gjykues në Gjykatën e Prizrenit, për vrasjen e Ekrem Rexhës i njohur si komandant Drinit.

Edhe pse bëhej fjalë për një akuzë të rëndë, Millakut i kishte mjaftuar vetëm mbiemri i të akuzuarit dhe të dënuarit për vrasjen e Ekrem Rexhës, i njohur si Drini, që të pretendonte se bëhej fjalë për Kadri Veselin.

Edhe dje ajo inicioi një debat të ashpër me Veselin, duke e kërcënuar atë se do të ja fuste gazin lotsjellës në gojë. /gazetametro.net

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO