Si e kalojnë ditën grevistët e fabrikës së Gypave (Foto&Video)

Ish-punëtorët e fabrikës së Gypave nga Ferizaj, tash e dy muaj janë në grevë duke kërkuar nga Agjencia e Privatizimit të Kosovës (AKP), që të zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese – t’ua ndajë mjetet nga privatizimi i fabrikës ku ata kanë punuar.

Lajme

25/07/2014 17:12

Mbi 40 ish-punëtor të kësaj fabrike po qëndrojnë në një tendë të ngritur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar t’u shpërndahen mjetet që u takojnë nga privatizimi i fabrikës.

Ekipi i lajmi.net të premten ka vizituar këta punëtor për të kuptuar gjendjen e tyre dhe për të mësuar se si e kalojnë një ditë.

Ahmet Sylejmani, anëtar i këshillit grevistë të punëtorëve të fabrikës së Gypave nga Ferizaj, thotë se ata nuk do të lëvizin nga aty deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ai, në një video intervistë për lajmi.net, tregoi për kushtet e vështira që kanë bërë që shumë nga punëtorët të jenë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ata ushqehen sa për të “mbajtur shpirtin”, ndërsa për kundër kushteve të vështira, disa prej punëtorëve kanë agjëruar edhe muajin e shenjtë të Ramazanit.

Sylejmani thotë se grevistët do të qëndrojnë aty derisa t’u shpërndahen mjetet që u takojnë, për të cilat thotë se kanë derdhur me dekada vite djersë, ndërsa sot shumë prej tyre mezi e mbajnë shpirtin të gjallë.