Si e bindi Guardiola Xavin të qëndrojë te Barcelona për vetëm 20 sekonda? – Lajmi.net
Si e bindi Guardiola Xavin të qëndrojë te Barcelona për vetëm 20 sekonda?
Autori: Lajmi.net La LigaLajme futbolliSport 16:45, 16 April 2018
Pep Guardiola me të drejtë cilësohet një nga trajnerët më të mirë që ka pasur futbolli.

Ky argument ngrihet mbi karrierën e tij të suksesshme dhe trofetë e fituar te Barcelona, Bayern Munich dhe së fundi te Manchester City, ku dominoi Premierligën për t’u shpallur kampion.

Gjatë kësaj karriere, Guardiola ka punuar me shumë yje, njëri prej tyre është edhe Xavi Hernandez.

Ky i fundit në një intervistë ka thënë se në vitin 2008, kur Guardiola ka marrë drejtimin e Barcelonës, ka qenë i interesuar për pozicionin e tij në klub, dhe trajneri spanjoll ka arritur ta bind që të qëndrojë në vetëm 20 sekonda.

“Pep, e kam një pyetje për ju, a llogarisni në mua”, ishte pyetja e Xavit për Guardiolan.

“Nuk e shoh këtë ekip pa ju. Nuk e shoh këtë punë pa ju”, ishte përgjigja e Guardiolas për Xavin, në bisedën që zgjati vetëm 20 sekonda./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO