Si dy pëllumba të dashuruar! Vesa dhe Big Basta puthje pasionante në publik

Vesa Luma dhe Big Basta janë çift shumë simpatik i estradës sonë.

ShowBiz

21/01/2018 14:05

Këngëtarja ka udhëtuar javë më parë drejt Zelandës së Re, ku edhe po qëndron bashkëshorti i saj, shkruan lajmi.net.

Nga atje, ajo vazhdimisht sjell pamje të reja përmes të cilave tregon se po kalon një aventurë të paharruar në atë vend.

Së fundi, ajo ka publikuar një video në të cilën shfaqet me bashkëshortin e saj Big Bastën.

Në atë video, çifti shfaqen si dy pëllumba të dashuruar duke ndarë puthje romantike, e ngjashëm paraqiten edhe në një tjetër imazh.  /Lajmi.net/