Si duket “pamja perfekte” në gjithë botën

Shumë prej nesh shpenzojnë orë të tëra në palestër për të arritur trupin “perfekt”. Por një grafikë e re na tregon se fiziku ideal ndryshon nga vendi ku jeton.

Lifestyle

22/11/2017 19:36

Fotoja e një 28-vjeçareje është përpunuar nga 15 dizenjues në gjithë botën, për të reflektuar se cili duhet të jetë forma e dëshiruar trupore në vendin e tyre.

Grafika e FitRated tregon se njerëzit në çdo vend vlerësojnë një bel të vogël dhe bark të sheshtë. Megjithatë fotot tregojnë ndryshimin mes termave se sa i dobët, atletik apo i rrumbullakosur duhet të jetë trupi.