Si duket një lojtar i kompletuar në syrin e Mbappe?

Kylian Mbappe ka treguar se çfarë cilësi duhet të përmbajë një lojtar për t’u cilësuar i kompletuar.

Sport

14/11/2018 18:09

Ylli francez ka folur për lojtarin perfekt në syrin e tij.

Sipas Mbappes, një lojtar për t’u cilësuar i kompletuar duhet të ketë pak nga Messi, Neymar, Ronaldo dhe Buffon.

“Një lojtar do të ishte i kompletuar nëse do të kishte një të majtë si të Messit, të djathtën e Neymar, mentalitetin e Ronaldos dhe klasin e Buffon”, ka deklaruar Mbappe, përcjell ‘lajmi.net’.

Përndryshe Mbappe sfidon shumicën e këtyre lojtarëve në garën për Topin e Artë këtë vit./Lajmi.net/