Si duken shtresat e rrugës të shtruara përgjatë 108 viteve

Në këtë imazh duken 108 vite histori.

Fun

14/04/2018 08:57

 

Pista e garave Indianapolis Motor Speedway para 108 viteve nuk ka qenë e shtruar me asfalt por me zhavorr, gur gëlqeror si dhe kombinim i llojeve të ndryshme gurësh.

Kjo rrugë është 108 vite e vjetër dhe në të gjatë kësaj periudhe janë shtruar lloje të ndryshme materialesh të vendosura mbi njëra-tjetrën.

Kjo mostër e pistës e cila tregon shtresat e saj, është marrë me qëllim studimin e qëndrueshmërisë së pistës.

Kjo pistë është ndërtuar në vitin 1909 dhe është e gjatë 2.5 milje (4 km). /Lajmi.net/