Si do të pritet Donika  në Grupin Parlamentar të AAK-së? Ja si e kishte sulmuar Time Kadriaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, kishte reaguar ashpër ndaj një deklarate të tashmë ish deputetes së VV-së, Donika Kadaj-Bujupi, e cila sot u rikthye në AAK e rrjedhimisht edhe në Grupin Parlamentar të AAK-së.

Lajme

14/03/2018 16:33

Kadriaj i kishte reaguar Donikës pasi që kjo e fundit kishte kërkuar dorëheqjen e Haradinajn pas refuzimit të vizës së Haradinajt, shkruan lajmi.net.

Si do të pritet tash Donika në Grupin Parlamentar të VV-së?

Ja sa ashpër e kishte sulmuar Time Kadriaj, Donika Kadajn dy muaj më parë:

Paska fol Donika,

E moj Donikë nuk ke faj ti, po faj ka AAK qe te sjelli ktu ku je duke të priveligju në qdo aspekt, e ti sot del e fol pikerisht për at njeri qe ti dha krejt, e sa për temën në fjalë ishe edhe ti kunder kesaj Gjykate, Kryeministri ska bërë gjë tjeter vetem se po i ruan qendimet e ma hershme.

Se kush është pro Amerikes , Ramush Haradinaj ma shumë se kushdo tjeter e ka dëshmu këtë dhe ne do vazhdojmë të besojmë të pa lëkundur në miqësin e përhershme me SHBA-të,

Ishte pikerisht Kryeministri që kërkojë që në tavolinën e Brukselit të jetë pjesë edhe Amerika,

Ishte pikerisht KM qe projektin ma të madh të pas luftës në investime ju jepet pikerisht Kompanive Amerikane.

Donik, kur e han piten, tepsija mbetet TK.

Lexoni edhe:

Donika Kadaj rikthehet në AAK