Si do të jetë seksi pas 35 viteve?

Seksi do të mund të jetë vetëm për argëtim në mes të njerëzve duke përdorur pilulën IVF pas 35 viteve, bëhet e ditur sipas profesorit Carl Djerassi, shkencëtari që e zbuloi këtë pilulë kontraceptive.

Lifestyle

10/11/2014 18:47

Djerassi, që tani është 91 vjeçar, parashikoi se deri në vitin 2050 femrat në të njëzetat e tyre do të përdornin IVF për të vonuar shtatzëninë, pa pasur nevojë që të brengosen për orët e tyre biologjike.

Gjatë dekadave të ardhshme, duke thënë deri në vitin 2050, më shumë fertilitime IVF do të ndodhin në mesin e femrave pjellore se sa në pesë milion ato femra me fertilitet aktual të dëmtuar, transmeton Lajmi.net. Për to, ndarja në mes seksit dhe riprodhimit do të arrihet në 100%.

Në vitin 1951, Djerassi udhëhoqi punën për të prodhuar versionin e parë sintetik të progesteronit në botë – një hormon steroid që pompohet nga trupi për të mbajtur shtatzëninë – që mund të merret me gojë.

Produkti final, noretisteroni, është përdorur në pilulat e para kontraceptive të suksesshme të kombinuara më 1961, ku më pas filloi edhe një valë globale e lirisë seksuale.

Pra, gjatë dekadave të ardhshme, femrat do të mund të bëjnë seks pa u brengosur fare se do të mbesin shtatzënë, me pilulën e Djerassi-të.