Si do të jetë ora e re e Apple

Apple do të prezantojë së shpejti jo vetëm iPhone 8, iPhone 7S dhe 7S Plus, por edhe Apple Watch Series 3, brezin e tretë të orëve të kompanisë së udhëhequr nga Tim Cook.

Auto & Tek

16/08/2017 18:50

Mendohet se kjo orë nuk do të varet edhe aq shumë nga iPhone, por do të jetë në gjendje që të punojë e pavarur. Sipas analistëve, kjo do të bëhet e mundur përmes çipit LTE.

Gjithashtu, kjo orë do të ketë lidhje me internetin si dhe GPS, që e kishte dhe versioni paraardhës. /Lajmi.net/