Si do të jetë moti në Kosovë gjatë janarit? – Lajmi.net
Si do të jetë moti në Kosovë gjatë janarit?
Autori: Lajmi.net LajmeSociale 22:27, 3 January 2019
Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, ka thënë se në janar do të ketë ulje të temperaturave dhe reshje të borës.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta të cilat vinë nga drejtimi i veri- lindjes, ku këto shkaktojnë ulje të theksuara të temperaturave në vendit tonë dhe temperaturë më e ulët do të shënëjë -8 gradë celcius ndërsa maksimalja -3 gradë celcius”, ka thënë Tahirsylaj për kallxo.com.

“Po ashtu do të ketë reshje të borës dhe në vendet malore bora do të arrijë dëri në 20 cm”, ka treguar ai.

Tahiryslaj theksoi se nuk ka nevojë për shqetësim për këtë lloj moti, sepse është në natyrën e vendit tonë.

Tahirsylaj po ashtu ka bërë apel tek shoferët që të kenë kujdes gjatë vozitjes së automjeteve.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO