Ja si do të duket iPhone 5SE

iPhone i ri më i vogël nga Apple që pritet të quhet iPhone 5SE është zbuluar në imazhet e rrjedhura online, të cilat shfaqin edhe dizajnin e ri të telefonit.

Auto & Tek

25/02/2016 17:21

Vizatimet e projektimit sugjerojnë se iPhone 5SE do të jetë të njëjtën madhësi dhe formë si iPhone 5s, por iPhone i fundit pritet që të ketë një ekran prej katër-inç.

Apple rriti madhësinë e ekranit të iPhone me 4.7 inç dhe 5.5 inç me lirimin e modeleve të 2014-së, përkatësisht me iPhone 6 dhe 6 Plus, por ka të ngjarë të sjellë përsëri masë më të vogël të ekranit në një ngjarje që pritet të mbahet në javët e ardhshme.

Telefoni pritet të zbulohet në një ngjarje të pranverës në San Francisko së bashku me iPad Air 3 dhe disa shirita të rinj të Apple Watch.

Dizajni në masë të madhe është i ngjashëm me iPhone 5s 2013, edhe pse butoni për mbylljen e telefonit është lëvizur nga maja për në anën e djathtë, si në iPhone 6.