Si do të duken njerëzit pas 100 vitesh? (Video)

Të gjitha shpikjet e deritanishme, protezat, implantet, modifikuesit genetikë, që shkencëtarët po zhvillojnë çdo ditë po rrisin potencialin që trupi i njeriut në një të ardhme të jetë më i mirë, më i fortë dhe më i shpejtë.

Fun

10/04/2017 01:52

Kjo padyshim është diçka shumë e mirë, por në të njëjtën kohë edhe e frikshme, sepse lind natyrshëm pyetja se sa larg do të shkojmë për të perfeksionuar specien tonë?

Shkencëtarët janë me idenë se një moment që do të arrihet perfeksionimi i biologjisë dhe kjo e fundit kthehet në standardin për speciet tona, e ardhmja e njerëzimit do të varet tek përpjekja jonë për të qenë perfektë.

Sipas shkencëtarit dhe futuristit Juan Enriques, evolucioni nis nga ndërhyrja në gene, organe e qeliza dhe kjo është e vetmja gjë që do t’i shpëtojë njerëzit për të mos patur të njëjtin fat si dinozaurët.

Sipas ekspertit, zhdukjet masive kanë ndodhur në të shkuarën dhe kjo është diçka që nuk duhet neglizhuar dhe duhet të jemi gjithnjë të përgatitur.

Duke marrë shembull Marsin, ai shprehet se nëse diçka do të ndodhte në Tokë, që do të vinte në rrezik ekzistencën tonë është e nevojshme që të ndryshojmë biologjinë tonë, mjaftueshëm sa për të përballuar kushtet atmosferike të planetit të kuq,shkruan klan.Dhe kjo nuk do të thotë se duhen vetëm implante për të patur super dëgjim, apo exoskeletons (trup robotik) për të ecur më shpejt.Për të mbijetuar në sistemin tonë diellor, sipas shkencëtarëve, duhet të ndryshojmë tërësisht nga njerëzit e ditëve të sotme, në mënyrë që të mbijetojmë./standard.al