Si do ta ndryshoje realiteti virtual mjekësinë ?

Në fakt realiteti virtual që tani e ka ndryshuar fushën e mjekësisë , madje pikërisht në këtë fushë realiteti virtual e ka gjetur veten më së miri.

Auto & Tek

09/02/2017 00:01

TechSot.al ju jep disa shembuj ku realiteti virtual ka dhënë kontribut të pamohueshëm në mjekësi :

-Lehtësim i ndjesisë së dhimbjes

Doktori me ndihmën e realiteti virtual na sugjeron që të marrim një aplikacion i cili ju lejon që të mbuloheni në një fllusk të përbërë nga bora ose materiale të tjera. Ky ambjent i vendos pacientët në kushte të tilla , ku thjeshtë merr kënaqësi nga ambjenti rrethues. Kjo i mundëson pacientit që të shpërqëndrohet nga dhimbjet e trupit .

Për momentin po zhvillohet aplikacione të tilla shëndetësore.

-Realiteti virtual dhe terapia ekspozuese

Tani teknologjia përdoret në terapinë ekspoziese sidomos me ushtarët të cilët vuajnë një sidroma e traumës post traumatike . Esenca e kësaj terapie qëndron në stiumulimin e pacientët duke e bërë të mendoj se po nget një makinë e cila më pas shpërthen . Stimulimi i kësaj situate ndodh me anë të teknologjisë së realiteti virtual.

-Realiteti virtual si një mjet për të mpshtur fobitë

Metoda e përmendur më lart është shumë e mirë për të mposhtur të gjitha llojet e fobive pasi mund të stiumulosh të gjitha ambjentet që kanë frikë pacientët

-Kirurgjia Robotike

Kirurgjia robotike është bërë një teknologji shumë popullore virtuale. Një  pajisje robotike performon operacionin por ama është i kontrolluar nga një kirurg human.

Kjo është e thjeshte dhe zvogëlon kontaktin e cila ul kohëzgjatjen dhe zvogëlon rrezikun e komplikacioneve