Si i dha fund lidhjes me modelen Bali Bej për shkak të xhelozisë

Burak Özçivit është aktori dhe modeli turk më i kërkuar i momentit. Ai ka lindur në 24 dhjetor të vitit 1984 në në Mersin të Turqisë Juglindore dhe jeton në Stamboll.

ShowBiz

24/05/2016 11:29

Tiparet e zeshkanit e bënë të binte në sy për të filluar karrierën si model. Viti i suksesit për të ishte viti 2003 kur mori çmimin e dytë në konkursin “Modeli më i mirë i botës”, dhe fitoi konkursin e modelëve meshkuj “Modeli më i mirë i Turqisë”, ndërsa pushtoi kopertinat e revistave moderne “Marie Claire” dhe “Gloria Magazine”.

Por ëndrra e tij ishte të bëhej aktor, kështu që nisi të merrte mësime aktrimi. Ai u diplomua në Fakultetin e Arteve të Bukura në Stamboll, ku dhe ka punuar si model në të njëjtën kohë. Lista e filmave ku ka luajtur është e gjatë, por ai është komentuar shumë edhe për jetën personale.

Burak pëlqen të luajë futboll, është i dhënë pas makinave të bukura e të shtrenjta, dhe flet shumë mirë gjuhën angleze. Në vitin 2014 Burak Ozchivit hapi restorantin e tij “Balibey Döner” në Stamboll. Edhe pse ka një ushtri të madhe tifozesh femra që e admirojnë ai ende nuk është martuar. Më parë ka pasur një lidhje me modelen turke Ceylan Capa, por për shkak të orarit të ngjeshur në punë marrëdhënia e tyre u bë shumë e komplikuar derisa degjeneroi me ndarje