“Si Bugatti” nga Gjiko dhe Skerdi, e para në këtë vend

Ditë më parë, dyshja Skerdi dhe Gjiko kanë publikuar projektin e ri.

ShowBiz

10/08/2018 10:47

Bëhet fjalë për këngën me titull “Si Bugatti”, e cila që nga dita e parë e publikimit po pritet mirë në publik, shkruan lajmi.net.

E publikuar pesë ditë më parë, kënga “Si Bugatti” ka marrë mbi 2 milonë klikime dhe vazhdon të jetë këngë shumë e dëgjuar e momentit.

Vallëzimi i Gjikos në klipin e këngës është bërë viral, shumë video të fansave kanë arritur në adresë të tij.

Kjo këngë është e para në “trend” në Maqedoni, këtë gjë e ka treguar vetë Gjiko përmes Instagramit. /Lajmi.net