S’i bëhet vonë as Selenës, fotografohet në shoqërinë e një mashkulli

Selena Gomez muaj më parë u nda na Justin Bieber pasi kishte filluar romancën për herë të dytë.

ShowBiz

10/07/2018 12:23

Ishte Justin ai i cili menjëherë është parë në krahët e modeles Hailey Baldwin, e cila gjithashtu ka qenë e dashura e tij, shkruan lajmi.net.

Madje, Bieber së fundi është fejuar me modelen, duke lënë në të kaluarën lidhjen me Selenën.

Por, as kësaj të fundit duket se nuk i është bërë fare vonë, ngase paparacët e fotografuan në shoqërinë e një mashkulli misterioz.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja fotografohet me këtë person, ani pse nuk ka konfirmuar ndonjë lidhje me të. /Lajmi.net/