Si arrihet harmonia në marrëdhënie?

Balanca dhe harmonia është një pjesë thelbësore e jetës tonë. Ne kemi nevojë për balancë në të gjitha sferat e jetës dhe nëse ajo shkatërrohet ne ndjehemi keq. Kjo mund të aplikohet edhe tek marrëdhëniet gjithashtu.

Lifestyle

05/01/2015 21:15

Cilat janë mënyrat që të jeni të lumtur dhe të kënaqur me partnerin?

Është më se e qartë se duhet të keni aftësi për të bërë kompromis me njëri-tjetrin. Kompromisi mund të jetë jo i shëndetshëm apo, me fjalë të tjera, jo i mirë. Kjo ndodhë kur vetëm njëri partner është gati për ta bëri tjetrin të lumtur.

Është e mrekullueshme nëse jeni të durueshëm dhe bujar dhe të gatshëm për lënë të dashurin/ën tuaj për të bërë çfarë dëshiron. Sidoqoftë, herët ose vonë ju do të keni nevojë për më shumë mirëkuptim dhe nëse nuk e merrni atë çfarë kërkoni, atëherë konflikti do të shfaqet, transmeton Lajmi.net.

Fatmirësisht, ka disa rregulla të cilat duhet të ndiqen në mënyrë që të bëni një kompromis të drejtë, të shëndetshëm dhe të pranueshëm nga të dy.

1. Kompromisi dhe pëlqimi reciprok kërkon përpjekje nga të dyja anët
Është e drejtë që të kërkoni që partneri juaj të ndryshojë kur edhe ju vetë jeni gati për të bërë ndryshime në mënyrë që ta dëshmoni se që të dy do të merrni pjesë në marrëveshje. Mbajeni premtimin pa marrë parasysh sa i vështirë mund të jetë!

2. Kompromisi pozitiv është më shumë efektiv
Edhe nëse ndjeni se nuk ka çfarë të ndryshohet në zakonet tuaja dhe se faji është i gjithi i partnerit tuaj, përpiquni që të bëni ‘Pazar’ në një mënyrë të mençur. Bëhuni i/e zgjuar dhe kujtoni fëmijërinë tuaj dhe çfarë nëna juaj dëshironte kur ju thoshte që të përtypni një pilulë të hidhur. Do të jetë më e lehtë për partnerin tuaj që ta pranojë ofertën tuaj nëse sjellin diçka në tavolinë dhe bëni diçka në këmbim. Për shembull, nëse dëshironi që partneri të shpenzojë ca kohë me miqtë tuaj edhe pse e dini se ai/ajo nuk i pëlqen ata, bëni një premtim se do t’i lëni shprehitë tuaja të këqija që e bëjnë partnerin tuaj nervoz, transmeton Lajmi.net. Në këtë situatë do të fitoni që të dy dhe asnjëri nuk do të ndjehet sikur ka avantazh.

3. Definoni prioritetet tuaja
Mendoni mirë para se ta ftoni partnerin që të diskutoni për diçka. Dëgjoni atë çfarë partneri juaj ka për të thënë dhe përcaktojeni se cila gjë është më e rëndësishme se tjetra. Njerëzit kanë tendencë për të ndryshuar. Filloni negociatat tuaja me atë çfarë mund të ndryshohet në të ardhmen e afërt dhe lëni kufizimet për më vonë.

4. Ndihmojeni njëri-tjetrin
Nëse e dashuroni me të vërtetë njëri-tjetrin, atëherë nuk ka asgjë të pamundur. Edhe kohët më të vështira mund të përballohen mirë dhe të gjitha problemet do të zgjidhen nëse që të dy jeni të gatshëm për kompromise. Mos hiqni dorë nga njëri-tjetri, ndihmojeni njëri-tjetrin në gjithçka!