Si 17 vjeçar shkoi në luftë, e gjeti veten në listat e veteranëve të rrejshëm

Si 17 vjeçar shkoi për t’i ndihmuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mirëpo pas lufte e gjeti veten në listat e veteranëve të ‘rrejshëm’ sipas prokurorisë.

Lajme

19/09/2018 18:04

Në adresë të Lajmi.net kanë ardhur shumë reagime nga persona të cilët pretendojnë se kanë prova që kanë qenë në UÇK, mirëpo emrin e tyre e kanë parë tek listat e veteranëve që sipas prokurorisë kanë përfituar jashtëligjshëm, shkruan lajmi.net.

“Kjo është një huqje e prokurorisë e cila po i turpëron veteranët e vërtetë”, ishte mesazhi dërguar lajmi.net nga një lexues i cili ka bashkëngjitur fotografinë e veteranit, Driton Temaj, i cili gjatë kohës së luftës kishte hiç më shumë se 17 vjet.