Shyqyri Caushaj, aktori dhe regjisori shqiptar që ka ‘pushtuar’ kinematë dhe teatrot turke (Foto) – Lajmi.net
Shyqyri Caushaj, aktori dhe regjisori shqiptar që ka ‘pushtuar’ kinematë dhe teatrot turke (Foto)
Autori: Lajmi.net CinemaEntertainmentKulturë/ArteShowBiz 19:11, 5 April 2017
Shyqyri Caushaj është një nga aktorët më të kërkuar në Turqi.

Mirëpo, talentin e tij, ai nuk e ka shprehur vetëm në aktrim, por edhe si regjisor i shfaqjeve teatrale të cilat janë bërë mjaft të ndjekura në shtetin turk, shkruan lajmi.net

Kjo se, Shyqyriu është regjisor i aktorëve të mëdhenj dhe teatrove profesioniste, po ashtu dhe pedagog akademik si dhe trajner i aktoreve që shohim në seriale.

Në muajin tetor është dhënë premiera e shfaqjes ‘Ted Bundy’ në të cilën Shyqyriu për herë të  parë u paraqit si regjisor në Turqi dhe kjo shfaqje që po luan akoma në teatrot turke po ka mjaft sukses.

Në këtë shfaqje luan aktori i njohur Reha Özcan i cili është shumë i famshëm në serialet turke dhe do të luaj edhe në shfaqjen tjetër të Shyqyriut.

Madje, Reha këtë vit është kandidat për aktorin më të mirë të vitit me rolin e vrasësit serial në  shfaqjen ‘Ted bundy ‘ në regjinë e Shyqyriut.

Kjo arritje, duket se ka nxitur Shyqyriun të punojë edhe në shfaqjen e dytë. Në muajin maj do jepet premiera e shfaqjes që quhet “Boksieri Cigan” e në të cilën do ketë aktorë të njohur turq.

Përveç teatrit, Shyqyri Caushaj ka oferta edhe për seriale turke por është në pritje të ndonjë skenari me histori interesante.

Kujtojmë që ai së fundmi mori pjesë në serinë turke Göç Zamani pranë aktores së njohur Vahide Perçin e cila në Kosovë u bë e njohur për rolin e Sulltaneshës Hyrrem tek seria ‘Shekulli Madheshtor”./Lajmi.net/

17821568_10154202377817331_1293199810_n

17522166_10154202393867331_1019910123_o

17522192_10154202393862331_1173089395_o

17813915_10154202392057331_945455037_n

17821104_10154202294612331_1232116522_n

17807077_10154202294662331_1706849905_n 17806918_10154202294627331_1926277347_n 17797287_10154202294622331_1033476226_o 17797369_10154202294617331_1730161877_o 17821672_10154202294572331_1216913038_n 17814029_10154202294532331_1745109897_n

Fjalët kyçe: Shyqyri Caushaj

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bike Rivals
  • Play Urban Basketball
  • Play Bubble Trouble