Shyqëri Haxha, dy nënshkrimet që i’a humbën PTK-së 40 milionë euro

Ish Drejtori I Telekomit të Kosovës, Shyqëri Haxha, i cili i atribuon vetes një varg cilësisht menaxheriale dhe njohuri prej eksperti, gjatë menaxhimit të tij dëshmoi të kundërtën. Nënshkroi dy kontrata, që përfundun në arbitrazh dhe me humbje të Telekomit të Kosovës. Njëra ishte kontrata me Amdoks ku Telekomi i Kosovës humbi 10 milionë euro ndërsa tjera me Z-Mobile, ku poashtu Telekomi sapo ka humbur Arbitrazhin dhe është gjobitur me 30 milionë euro. Haxha gjithashtu shquhet për ndryshime deklaratash. Po iu sjellim video-deklaratat e muajit dhjetorë dhe atë gjatë ditës se djeshme në emisionin Interaktiv, ku ai shpërfaq qëndrime diametralisht të kundërta.

Lajme

25/04/2017 23:09

“ Se Shyqëriu faqe ndërron, dje shante sot lavdëron”. Ky varg i famshëm i Fan Nolit,- në origjinale thuhet se ai referohet Faik Konicës, por nuk e përmend në mënyrë të drejtpërdrejtë dhë përdorë figurativisht emrin Ferid, përshkruan më së miri karakterin e ish Drejtorit Gjeneral të PTK-së, Shyqëri Haxha. Ai pa u skuqur fare, gjatë emisionit “ Interaktiv, gjatë ditës së djeshme, dha një deklaratë diametralisht të kundërt me deklaratën e dhënë në fund të muajit dhjetor

“ Kontrata me Z-mobile që kam nënshkruar nuk ka qenë e dëmshme. Kjo kontratë parasheh dhënien e vetëm 200 mijë numra. Asnjë numër më shumë. Pasi unë kam dalë prej aty dhe pasi kanë qenë 5-6 drejtorë që kanë menaxhuar PTK. Brenda kësaj kohe e paska obliguar ARKEP për 100 mijë numra. Nuk kanë të bëjnë me kontratë. As me dhënien e 3 dhe 4g”, deklaroi me 22 dhjetor në emisionin “Interaktiv”, ish Drejtori Shyqëri Hoxha, duke insistuar se interneti 3 dhe 4g, si dhe 100 mijë numrat shtesë, nuk kanë të bëjnë fare me kontratën.

Sipas tij, rregullatori mund ta detyrojë që ta zbatojë një vendim dhe si duket e ka detyruar që t’I japë 100 mijë numra jashtë kontrate.

Gjithsesi, deklarata e ish Drejtorit Shyqëri Haxha, ngjan sikur e rënë nga qielli, pasi Gjykata e Arbitrazhit në Londër, dënoi Telekomin e Kosovës më gjobë prej 30 milionë euro, për mosrespektim të kontratës me Z-Mobile. Sipas vendimit të zbardhur tashmë të Gjyaktës së Arbitrazhit, Telekomi I Kosovës gjobitet me shumën prej 30 milionë eurove për mosrespektim të kontratës në dhënien prej 100 mijë numrave dhe shërbimeve të internetit të shpejtë 3 dhe 4g.

“ Gjatë kohës sime janë alokuar 200 mijë numra. Pasi dola, kuptova që ARKEP e ka obliguar PTK t’ia ja japë edhe për 100 mijë numra. ARKEP e obligon, është rregullativ dhe ti je i obliguar të zbatosh. Marrëveshja thotë se nëse ARKEP jep numeracion, është i detyruar të ja japë”, deklaroi gjatë ditës së djeshme në Interaktiv, Shyqëria Haxha, duke arsyetuar numrat shtesë për Z-Mobile.

“ E mira do të ishte që këta numrat të jepeshin dhe të mos shkohej në Gjykatën e Arbitrazhit”, theksoi Haxha në Interaktiv. Ai akuzoi drejtorin aktual Agron Mustafa, se pse nuk e ka përmbushur kontratën, dmth dhënien e 100 mijë numrave shtesë për Z-mobile dhe dhënien e internetit të shpejtë 3g dhe 4g. Kjo deklaratë është komplet e kundërt me atë që kishte deklaruar 3 muaj më herët.

Nënshkrimi tjetër nga ana e Shyqëri Haxhës, nënshkrim që ia humbi PTK-së 10 milionë euro, është kontrata për sistemin e faturimit me kompaninë ndërkombëtare Amdoks.

Ai nënshkroi kontratën me Amdoks, në shumën prej gati 20 milionë euro, duke e ditur fare mirë që Brenda disa ditëve do të shpallej fillimi i procesit të privatizimit për Telekomin e Kosovës. Këtë kontratë ish Drejtori I Telekomit, e nënshkroi edhe pse kompania pritej shpejt të dilte në privatizim dhe pwr mosnënshkrim të kontratës, Shyqëri Haxha ishte paralajmëruar edhe nga qeveria e Kosovës. Por ai vendosi që ta nënshkrunte.

Qeveria e Kosovës, disa ditw mw pas, e anuloi kontratën, por tashmë nënshkrimi fuqiplotë I ish drejtorit Shyqëri Haxha, kishte prodhuar efekte juridike, zgjidhja e së cilës u bë përmes Gjykatës së Arbitrazhit. Kjo Gjykatë pati vendosur që PTK-ë, për dëmin që ja kishte bërë kompanisë Amdoks, të paguante 10 milionë euro, shumë që është paguar tashmë nga ana e Telekomit të Kosovës. /Ndryshe.net