Shyhrete Behluli: Ma kanë parë sherrin familja (Foto)

Këngëtarja shumë e mirënjohur Shyhrete Behluli ishte pjesë e emisionit të sotëm 1 Kafe prej Shpisë në RTV21.

ShowBiz

24/09/2017 19:36

 

Gjatë intervistës këngëtarja deklaroi se nuk i pengonin shkrimet e portaleve për të, mirëpo asaj “ia kanë parë sherrin” familja, pasi përveç saj tani po shkruhet shumë edhe për familjen e saj.

Behluli tregoi se në të kaluarën para rrjeteve sociale ka qenë më ndryshe, pasi me të gjitha përballohej ajo vetë, e familja në anën tjetër ka qenë e qetë.

Sipas saj në këto kohë as familja nuk ka se si u shmanget këtyre shkrimeve, por që është një gjë pozitive pasi nuk ka ndonjë skandal që mund të shkruhet rreth familjes së saj.

Behluli gjatë intervistës tregoi se edhe pse ishte dasma e djalit ajo nuk është përzier në organizimin e saj dhe dëshirat e çiftit, të vetmen gjë që ajo e ka kërkuar është që të këndojë kur çifti të hyjnë në sallë, pasi sipas saj ajo u ka kënduar shumë nuseve, e përse të mos i këndojë edhe nuses së saj.

Ikona e muzikës popullore deklaroi se përveç asaj kënge më nuk ka kënduar pasi kanë caktuar këngëtarin, e më vonë kanë ardhur edhe kolegë tjerë muzicientë.

Sipas Shyhretes dasma ishte e zakonshme si të gjitha dasmat tjera, pa asgjë të veçantë, por që është përfolur shkaku i familjes dhe mysafirëve që ishin prezent.