Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet

Reperi Gold Ag dhe këngëtarja Shyhrete Behluli kanë realizuar dy këngë, të cilat rezultuan shumë të suksesshme.

ShowBiz

18/11/2017 09:04

“Dashnia e nanës” ishte dueti i parë i dyshes i cili preku një temë të ndjeshme dhe që u pëlqye shumë nga publiku, shkruan lajmi.net.

Pas saj, Goldi dhe Shyhretja erdhën me projektin “Vëlla e motër”, padyshim që edhe kjo këngë rezultoi shumë e suksesshme, madje në kanalin YouTube është shikuar më shumë se e para.

Pasi që këto këngë i sollën shumë sukses dyshes, Goldi përmes një postimi në Insta-Story ka pyetur fansat se a e dëshirojnë edhe një duet bashkë me Shyhreten, e që padyshim se përgjigjet ishin “po”.

Reperi ishte i ftuar mbrëmë (e premte) në një intervistë për emisionin “Mirage”, në të cilin ka zbuluar detaje rreth planeve për projektet e ardhshme, e detaje nga intervista e tij mund t’i kuptoni në videon e mëposhtme. /Lajmi.net/

YouTube player