Shurupi nga birra që shëron kollën për një ditë

E gjitha që ju duhet ta përgatitni është vetëm përbërja e këtillë. Me ndihmën e kësaj recete do të zgjidhni problemin me kollën për vetëm 24 orë.

Lifestyle

30/10/2016 21:27

Kolla mund të jetë ankth i vërtetë dhe di të zgjasë me javë të tëra pas ftohjes. A e dini që mund ta eliminoni për vetëm një ditë, madje me ndihmën e birrës!

Koha është kur të gjithë janë paksa të rrënxuar, të përqurrur, kur të gjithë kolliten dhe teshtijnë, dhe çdo gjë që të bëjnë, nuk u ndihmon.

Nëse edhe ju kolliteni dhe ju duket sikur nuk do të mund t’ju çelë mëngjesi, provojeni këtë recetë për këtë shurup shtëpiak, i ngjashëm me sherbetin, për të cilin praktikisht ju duhen vetëm dy përbërës.

Mund ta konsumojnë edhe fëmijët, transmeton Telegrafi.

Për shurup ju nevojiten:

– 150 g sheqer,
– ½ l birrë.

Përgatitja:

– Në enë në zjarr të lehtë shkrini sheqerin derisa të shndërrohet në karamele.

– Hiqeni nga zjarri dhe qitni birrën.

– Kthejeni shurupin në shporet dhe përzieni derisa të bëhet homogjen.

– Zieni midis 15 dhe 20 minutash derisa shurupi të fillojë të ngjasojë në mjaltë.

– Hiqeni nga zjarri dhe ruajeni në enë qelqi.

Udhëzim për përdorim:

Të rriturit mund ta marrin një lugë shurup në ditë, ndërsa fëmijët një lugë të vogël.

Vërejtje:

Nëse keni kollë të thatë, shurupit shtoni një lugë të vogël fletë të thata mente.