Shumica e qytetarëve të Serbisë janë pro BE-së dhe njohjes së Kosovës

Në kohën kur disa nga politikanët serbë, po shfaqin afrim më politikën ruse (oponente me politikën vendeve perëndimore), qytetarët e Serbisë e kanë një qasje tjetër.

Lajme

19/05/2015 12:50

Shumica e serbëve (59 për qind), mbështesin anëtarësimin e Serbisë në Bashim Europian (BE), tregojnë të gjeturat e një hulumtimi të bërë në këtë shtet të mbështetur nga Gallup.

Të dhënat, në të njëjtën kohë, tregojnë se tre të katërtat e qytetarëve janë pro pavarësisë së Kosovës, si kusht për anëtarësim në BE.

Drejtori i kompanisë TNS Medium Gallup, Milan Aleksiq, në një koherencë për gazetarë, ka thënë se 59 për qind e qytetarëve mbështesin anëtarësimin e Serbisë në BE, ndërsa, sipas tij, nëse do të mbahej një referendum brenda kësaj kohe, 55 për qind e tyre do të votonin “pro”, ndërsa 26 do të ishin “kundër”.

“41 për qind e qytetarëve janë pajtuar që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës, si kusht për anëtarësim në BE”, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, kohëve të fundit, disa herë ka deklaruar se Serbisë po i paraqitet si kusht kryesor për integrim në BE, njohja e Kosovë. Ai, përmes këtyre deklaratave, e ka dhënë edhe një propozim për t’ia dhuruar një autonomi të gjerë Kosovës, në kuadër të Serbisë, ashtu siç e kishte gjatë kohës së Jugosllavisë, duke përjashtuar mundësinë e njohjes.