Shumica e përdoruesve të Samsung po kalojnë në iPhone

Përpjekjet e Apple për të bindur përdoruesit e Android që të kalojnë në iOS janë duke pasur efekt në Evropë.

Auto & Tek

07/05/2015 12:14

Një e dhënë e re nga Kantar WorldPanel tregon se në çerekun e parë të 2015, rreth 33% e blerjeve të reja të iPhone ishin nga përdoruesit e Android – diçka që CEO i Apple Tim Cook e ka dëshiruar gjithmonë.

“Ne po vazhdojmë të shohim një normë më të lartë të përdoruesve të Android duke kaluar në përdorues të iOS se sa më herët,” tha Cook.

Për t’i inkurajuar që të kalojnë në iPhone, Apple ka lansuar një projekt ku klientët në Evropë mund të dhurojnë pajisjet e tyre Android, BlackBerry apo Windows Phone për të marrë një iPhone, transmeton Lajmi.net.

Kjo ka bërë që të dhënat në Kantar të kenë një efekt të madh.