Shumica e njerëzve kanë dëshirë të qëndrojnë vetëm

Në qoftë se ju ndiheni mirë kur jeni vetëm, atëherë nuk jeni personi i vetëm.

Lifestyle

12/09/2016 05:47

Shumica e njerëzve duan që kohën e tyre ta kalojnë vetëm sesa me prezencën e njerëzve të tjerë, ka zbuluar studimi i ri.

Rezultatet e një sondazhi të kohëve të fundit kanë treguar se 85 për qind e njerëzve duan që kohën e tyre ta kalojnë vetëm dhe mendojnë se kjo është pjesë shumë e rëndësishme, transmeton lajmi.net

Hulumtimi i cili gjithashtu u përqëndrua në pyetjet se si ndihen ata në lidhje me sigurinë dhe privatësinë, 79 për qind prej tyre u përgjigjen shumë shkurt dhe thanë se nuk duhet të bëhen pyetje për temat kaq sociale.

Një studim i vitit 2011 pati zbuluar se njerëzit të cilët kanë jetë të mirë sociale zakonisht kanë marrëdhënie të mira me rrethin.

Ndërsa, një studim tjetër i Harvardit ka gjetur se njerëzit të cilët qëndrojnë më shumë vetëm janë më të saktë në mendimet dhe kujtimet e tyre./lajmi.net