Shumë vjedhje ndodhën gjatë ditës së djeshme
Disa vjedhje kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kosovë. Ndërsa, Policia e Kosovë ka arritur të kapë autoren e një vjedhje të vitit të kaluar.
Lajme
Gjatë ditës së djeshme, hajnat ia mësyn, Pejës, Suharekës, Malishevës e Vushtrrisë.
Policia ka njoftuar se dje në Suharekë, persona të dyshuar e të panjohur kanë depërtuar në brendi të objektit, nga aty kanë marr kasafortën ne të cilën kishte rreth 3000 euro. Njësit përkatëse policore kanë dal në vende ngjarje dhe janë duke kryer hetime intensive, raporton lajmi.net.
Ndërkohë, sipas policisë, një burrë në Pejë ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës në një pikë të karburanteve, një person i panjohur dhe i maskuar , nën kërcënim të sëpatës dhe thikës i ka grabitur 310 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.
Në rrugën ”Avdyl Krasniqi”, në Malishevë është arrestuar i dyshuari, i njëjti nga një veturë me targa vendore të parkuar në parkingun e një marketi me vozitës mashkull K/Shqiptar, i kishte vjedhur një “Ipad” dhe një valixhe dore. Pas intervistimit i dyshuari me vendimin e Prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes.
Ndërsa, në Vushtrri, po gjatë ditës së djeshme, një teknik medicinal ka njoftuar se derisa ka ndihmuar një pacient të sëmure i kishte rënë telefoni mobil ‘Samsung- J7”. Njësiti policor ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin, të cilin pas intervistimit me vendimin e Prokurorit lirohet nga stacioni Policor. Rasti mbetet të hetohet.
Ndërkohë, policia ka arritur të arrestojë një femër lidhur me një vjedhje që kishte bërë në vitin e kaluar. “Rr. ”Agim Ramadani”, Prishtinë 04.11.2017-18:10. Pas një pune hetimore të zhvilluar nga Policia, është arrestuar me 30.04.2018 e dyshuara femër K/Shqiptare, e cila dyshohet se me datën e cekur ka vjedhur në një lokal nga viktima femër K/Shqiptare, një çantë krahu ku kishte pasur 1040 €, si dhe dokumentacion personal. E dyshuara pas intervistimit me vendimin e Prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/