Shumë shpejt projekti i ri nga Ledri, mësoni detajet

Reperi Ledri Vula është ndër artistët më të suksesshëm të estradës.

ShowBiz

23/06/2018 19:25

Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Mirage”, i cili është prodhim i Lajmi.net dhe mbrëmë startoi me sezonin e ri.

Ledri ka folur rreth jetës private dhe projekteve muzikore, e kur jemi tek projekte ai ka zbuluar për “Mirage” se çfarë po përgatit pas këngës “Princess Diana”, të cilën e solli në duet me Lyrical Son.

Ky projekt ka marrë mbi 9 milionë klikime në kanalin YouTube dhe është ndër këngët hit të momentit.

Në videon e mëposhtme nga minuta 4:56 mund të kuptoni se çka po përgatit Ledri pas këngës shumë të suksesshme “Princess Diana”. /Lajmi.net/

YouTube player