Ligji kundër duhanit drejtë dështimit (Video)

Duhani është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë. Nga data 22 maj e vitit 2013, Ligji për kontrollin e duhanit ka hyrë në fuqi, kurse vullneti i qytetarëve të Kosovës për ta zbatuar atë kohëve të fundit ka rënë dukshëm.

Lajme

30/05/2016 13:18

Ligji kundër duhanit pas tri viteve të zbatimit të tij nuk po respektohet plotësisht, u tha sot në një konferencë të organizuar në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë.

Tash e tutje shkeljet e Ligjit për Kontrollin e Duhanit mund të raportohen online. Këtë e bënë të mundur iniciativa e të rinjve nga Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së. Ata sot prezantuan këtë iniciativë në një  konferencë me temë; Lansimi i platformës online për raportimin e shkeljeve të Ligjit për Kontrollin e Duhanit nga iniciativa e të rinjve “Mos e Dhez”.

Anëtarja e iniciativës “Mos e dhez”, Selvije Kurti tha se ka qenë e nevojshme një iniciativë e tillë për rritjen e vetëdijes shoqërore për pasojat e mos zbatimit të ligjit të duhanit.

“Pas tre viteve të zbatimit të ligjit kundër duhanit, të dhënat e pyetësorit që kemi realizuar nuk janë aq të mira. Viti i fundit ka qenë shumë sfidues në zbatimin e këtij ligji. Në masën 85% nuk po respektohet ky ligj. Ndërsa moszbatueshmëria në institucione është në masën 80%. Po ashtu  80 % e personave të anketuar kanë thënë se ligji kundër duhanit shkilet në kafiteri dhe restorante”, ka bërë të ditur Kurti.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, tha se implementimi i këtij ligji është sfidues.

“Kosova si shumë shtete tjera po merr hapa konkret për parandalimin e kësaj të keqe. Edhe me ligje Kosova ka ecur tutje, duke pasur një ligj shumë të mirë. Është për tu brengos që ligji nuk po respektohet. Është shqetësuese shkelja e ligjit nga institucionet. Duhet të punojmë bashkërisht që ta respektojmë ligjin”, ka thënë ministri Rrahmani. /lajmi.net

YouTube player