Shumë reagime për golin me dorë të shënuar në ndeshjen Watford – Southampton

Futja e teknologjisë në futboll po shihet e domosdoshme.

Sport

13/01/2018 22:39

Këtë e ka vërtetuar lëshimi i rëndë që kanë bërë gjyqtarët në barazimin 2:2 mes Watfordit dhe Southampton në Premierligë.

Southampton nuk arriti të ruajë epërsinë prej 0-2,me Watfordin që ia doli të marrë një pikë duke barazuar 2:2.

E goli i barazimit i shënuar në minutën e 90’-të nga Adboulaye Doucoure, ka shkaktuar reagime të shumta.

Doucoure u gjend mirë në zonë, duke i ikur syrit të gjyqtarit, për të shënuar gol me dorë./Lajmi.net/

YouTube player