‘Shumë pis’ vazhdon dominimin, e para për të dytën javë radhazi

Kënga "shumë pis" e Ledri Vulës e Era Istrefit po vazhdon dominimin në javën e dytë të "Kënga e Javës" nga Lajmi.net.

ShowBiz

28/07/2015 10:34

Kjo këngë ka qenë e para edhe në javën e parë, ndërsa pozitën e parë në javën e dytë e ka mbajtur pavarësisht konkurrencës më të fortë.

E dyta u radhit kënga “Love me” e Elvana Gjatës dhe Brunos. Kjo këngë është ngritur për 2 pozita nga java e kaluar.

Kënga e re e futur në këtë javë, “Tirana Lifestyle”, nga Geti e Luana ka debutuar fuqishëm në pozitën e tretë, kurse “Premtimet” nga Mozzik e Kida gjendet në pozitën e 4, 2 pozita më poshtë nga java e kaluar.

Kënga tjetër e re e futur këtë javë, “Shkurt e shqip” nga Genta e Labi është radhitur e pesta, kurse Dhurata Dora me “ti don” ka mbajtur pozitën e 6.

1. Shumë pis – Era Istrefi ft. Ledri Vula –  PN
2. Love me – Elvana Gjata ft. Bruno – +2
3. Tirana Lifestyle – Geti ft. Luana Vjollca – ER
4. Premtimet – Kida ft. Mozzik – -2
5. Shkurt e shqip – Genta ft. Labi – ER
6. Ti don – Dhurata Dora – PN
7. Soul Killa – Enca – -4
8. Te ti – Dafina Zeqiri – -3
9. Kalle – Adrian Gaxha ft. Lindon – -2
10. Jo Jo – Blero ft. Onat –  -2
PN: Pozitë e pandryshuar nga java paraprake
+: Kënga e pozicionuar më mirë se në javën paraprake
: Kënga e pozicionuar më keq se në javën paraprake
ER: Këngë e re në toplistë

Për të parë të gjitha votat klikoni këtu.